Working languages:
English to Albanian
Albanian to English

Medic-Translat
Health Care and Social Sciences

Tetovo, Tetovo, North Macedonia
Local time: 17:27 CEST (GMT+2)

Native in: Albanian Native in Albanian
Feedback from
clients and colleagues

on Willingness to Work Again info

This service provider is not currently displaying positive review entries publicly.

No feedback collected
  Display standardized information
Account type Freelance translator and/or interpreter
Data security Created by Evelio Clavel-Rosales This person has a SecurePRO™ card. Because this person is not a ProZ.com Plus subscriber, to view his or her SecurePRO™ card you must be a ProZ.com Business member or Plus subscriber.
Affiliations This person is not affiliated with any business or Blue Board record at ProZ.com.
Services Translation, Interpreting, Editing/proofreading, Voiceover (dubbing)
Expertise
Specializes in:
Medical (general)Government / Politics
PhilosophyEnvironment & Ecology
HistoryInsurance
Medical: InstrumentsSocial Science, Sociology, Ethics, etc.
Medical: PharmaceuticalsPsychology

Rates

KudoZ activity (PRO) Questions answered: 8
Blue Board entries made by this user  0 entries
Payment methods accepted Visa, MasterCard, American Express, Wire transfer
Portfolio Sample translations submitted: 3
English to Albanian: Neuroanatomy-William DeMyer (480 pages)
General field: Medical
Detailed field: Medical (general)
Source text - English
Because I had this source text in hard copy, I am unable to bring you the original text, but as reference you can find it in internet.

This is the last chapter of the Neuroanatomy, Second Edition, William DeMyer.

You can find this book in www.Amazon.com
Translation - Albanian
Apendiksi (pjesë e cila është e lidhur me pjesën kryesore)

Ekzaminimi Neurologjik Standard

I. HYRJE NË EKZAMINIMIN NEUROLOGJIK

A. Zbulimi i manifestimeve neurologjike të sëmundjeve në organizëm

1. Sëmudjet mund të shkaktojnë ndryshime në funksionet mentale, motore dhe sensorike të pacientëve.
2. Ekzaminimi neurogjik klinik përbëhet nga një seri sistematike e observimeve, pyetjeve, urdhërave dhe manevrimeve të paracaktuara për të zbuluar çrregullimet mentale, motore dhe sensorike.
3. Hapat e zgjedhur për ekzaminimin neurogjik, nga paracaktimet e qëllimshme i testojnë qarqet funksionale të sistemit nervor, ashtu siç janë të njohura prej studimeve shkencore të neuroanatomisë dhe neurofiziologjisë.

B. Historia mjekësore (anamneza)

1. Gjatë anamnezës, mjeku e plotëson shumicën e ekzaminimit neurologjik duke i inspektuar sytë e pacientit, fytyrën, lëvizjet trupore dhe pozicionin trupor, si edhe duke e gjykuar mënyrën e të folurit. Shumica e informacionit për gjiykimin e gjendjes mentale të pacientit vjen prej historisë mjekësore të tij.
2. Historia mjekësore dhe këto observime paraprake e përcaktojnë gjërësinë dhe përbërjen e ekzaminimit të nevojshëm për pacient të caktuar.
3. Në planifikimin e ekzaminimit për çdo pacient, mjeku zgjedh veprime specifike dhe manevrime të caktuara që dyshon se pacientit do t’i nxitin simptomat e tij apo të saj. Mjeku pastaj i riprodhon këto veprime dhe i bën të gjitha testimet e nevojshme.

a. Nëse pacienti raporton për maramendje kur ngrihet prej pozicionit të ulur, thuaj pacientit që të ngritet prej pozitës së ulur në atë të qëndrimit lartë në këmbe dhe pastaj testoje për rënie të shtypjes së gjakut (hipotensioni ortostatik).
b. Nëse pacienti raporton për vërshtërsi kur i hypën shkallët, shihe pacientin duke u ngjitur shkallëve.

C. Pajisjet e nevojshme për ekzaminimin neurologjik (Tabela A-1)

II. EKZAMINIMI I GJENDJES MENTALE

A. Sjellja e përgjithshme dhe pamja e tij. Nëse pacienti duket normal apo është i agjituar, hiperaktiv apo hipoaktiv? Vëreje nëse pacienti ka veshje përkatëse për moshën e tij, gjininë dhe prejardhjen e tij sociale.
B. Mënyra e të folurit. Nëse pacienti bashkëbisedon normalisht? Nëse jo, përshkruaje të folurit si të shpejtë, i pandërprerë dhe me presion, apo i ngadalshëm dhe që i mungon spontaniteti.
C. Disponimi dhe reagimet emocionale. Nëse disponimi i pacientit përputhet me ndikimet emocionale të bashkëbisedimit? Nëse pacienti duket euforik, manik (që është i ndikuar nga mani të ndryshme), i zemëruar, i gëzuar në mënyrë jo përkatëse apo i qetë dhe nëse është duke qarë? Nëse pacienti është emocionalisht labil, histrionik (që kërkon vëmendje, është dramatik, sjellje të ekscitueshme), ekspansive apo i veshur në mënyrë shumë të hapur?
D. Përmbajtja e mënyrës së të menduarit. Nëse pacienti ka iluzione, halucinacione, deluzione, keqinterpretime apo obsesione (mendime të vazhdueshme që vijnë në mënyrë të pavullnetshme, pavarësisht përpjekjeve për ti shtypur ato)? Nëse pacienti është i preokupuar me ankesa trupore, frikë nga kanceri apo sëmundje të zemrës apo fobi të tjera? Nëse pacienti ka deluzione (përshtypje e gabuar e një të dhënë të qartë, pavarësisht se të tjerët nuk e kanë këtë përshtypje) të persekutimit, hetimeve apo organizatave ose formave të tjera të këqija?


Apendiksi është adaptuar me lejen e “Summarized Neurologic Examination” që shfaqet në Technique of the Neurologic Examination, A Programmed Text, 4th ed. by William DeMyer, New York, Mc-Hill, 1994.


TABELA A-1. Pajisjet e nevojshme për ekzaminimin neurologjik
Instrumenti Përdorimi
1. Shirit metialik elastik që është i shënuar me sistem metrik Që mund të mas perimetrin oksipitofrontal dhe të pjesëve të tjera trupore, madhësinë e lezioneve të lëkurës, gjatësinë e ekstremitetve, etj.
2. Stetoskop Dëgjimi i vazave të gjakut, syve dhe auskultimeve jo normale në kranium
3. Dritë me adaptues Kontrollohen reflekset pupillare; inspektimi i faringut dhe transiluminacionet e kokës së fëmijëve
4. Vizore transparente me mm Matet madhësia e pupillave, diametri i lezioneve të lëkurës dhe distancat në filmin e radiografisë
5. Oftalmoskop Funduskopi; ekzaminimi i veshit të mesëm dhe sipërfaqja e lëkurës për djersitje
6. Spatula gjuhe (tre për çdo pacient) Një për shtypjen e gjuhës, një për nxitjen e gag refleksit dhe një (të thyer) për të nxitur reflekset plantare dhe abdominale
7. Shishe për kafe Testimi i nuhatjes
8. Shishe e krypës dhe sheqerit Tesitimi i shijes
9. Pirun zëri Testimi i vibracionit dhe dëgjimit (rekomandohet 256 cps )
10. Otoskop Ekazaminimi i kanalit të dëgjimit dhe membranës timpanike të veshit
11. Shiringë 10 cc (centikub) Shpërlarje e veshit
12. Shkop me maje pambuku Njëra për të shkaktuar refleksin korneal; tjetra për testimin e prekjes së lehtë
13. Çekan për reflekse Që shkakton reflekset e zgjatjes muskulore; perkusion muskular për miotoni (rritje e kontraktueshmërisë muskulore)
14. Dy tuba me ujë që mund të ndërpriten Testimi i diskriminimit të ftohtë dhe të nxehtë
15. Gjilpëra të drejta me një përdorim Për ndjeshmërinë e dhimbjes
16. Monedha metalike të ndryshme, kapëse letrash dhe çelësa Testimi i stereognosis (aftësia që me anë të prekurit të mund të dallojë formën dhe natyrën e objekteve)
17. Faqja e figurave stimuluese (Testi shoshitës i Halstead-Reitan) dhe tabela e instruksioneve të ekzaminuesit dhe detyrave që i jepen pacientit Shoshitja për disfunksionim të trurit
18. Manshetë për shtypjen e gjakut Kontrollimi i presionit të gjakut dhe hipotensionit ortostatik


E. Kapaciteti intelektual. Nëse pacienti është i qartë, mesatar, i retarduar apo ka demencion (humbje të përgjithshme intelektuale)?
F. Sistemi i ndjeshmërisë së përgjithshme. Vlerësoje:

1. Vetëdijen
2. Kohën e vëmendjes
3. Orientimi ndaj kohës, personave dhe vendit
4. Kujtesën (e kohës së fundit apo të largët)
5. Aftësitë kalkuluese
6. Fondin e informacionit
7. Mprehtësinë, gjykimin dhe planifikimin


III. TË FOLURIT. Nëse të folurit e pacientit është normal apo pacienti ka:

A. Disfoni, vështërsi në formimin e tingujve
B. Disartri, vështërsi në artikulimin e tingujve individual apo njësive (fonemave) të folurit: f, r, g, zanoreve, bashkëtinglloreve, tingujve buzor [nervi kranial (NC) i VII], të fytit (NC X) dhe linguale (NC XII)
C. Disprosodi, vështërsi në melodi dhe ritëm të fjalëve, theksin e rrokjeve, lakimin e fjalëve, lartësinë e zërit dhe intonacionet.
D. Disfasia, vështërsi në të shprehurit dhe të kuptuarit e fjalëve si simbole të komunikimit.

IV. KOKA DHE FYTYRA
A. Inspektimi

1. Inspektoji karakteristikat e fytyrës së pacientit për të pasur një përshtypje të përgjithshme ndaj tij. Shihe për formën diagnostike faciale apo lëvizjeve jo normale dhe shprehjeve emocionale.
2. Inspektoje kokën për abnomalitete në formën e saj si dhe asimetritë e mundëshme.
3. Inspektoji flokët, vetullat dhe mjekrën.
4. Inspektoji sytë për ptosis (rënie të kapakut), gjërësinë e fisurave palpebrale, relacioni i irisit ndaj kapakëve të syve, madhësinë e pupillave dhe distancën interorbitale.
5. Inspektoji konturet dhe proporcionet e hundës, gojës, mjekrës dhe veshëve për malformacione.

B. Palpoje kafkën e pacientit të rritur nëse ka ndohnjë të ngritur, të shtypur, dhimbje apo asimetri. Te foshnjet palpoji fontanellat dhe suturat si dhe arteriet temporale. Mate dhe regjistroje cirkumferencën (kufirin e jashtëm) oksipitofrontale të gjitha foshnjeve.
C. Perkuso mbi sinuset dhe procesin mastoid për ndjeshmëri, nëse pacienti ka kokëdhimbje.
D. Auskulto për zhurma në qafë, enë gjaku, sy, tëmth dhe proceset mastoide.
E. Transiluminoji sinuset nëse pacienti ka kokëdhimbje. Përpiqu që të transimuliminosh kokën e foshnjave.

V. NERVAT KRANIAL

A. Grupi optik (NC II, NC III, NC IV dhe NC VI)

1. Inspektoje gjërësinë fisurave palpebrale, relacionin e limbusit (kufirit) të tyre ndaj buzës së kapakut, distancën interorbitale dhe shih për enoftalmos (zhvendosja prapa e kokërdhokut të syrit në orbitë) dhe eksoftalmos (protruzion i kokërdhokut të syrit).
2. Testoje mprehtësinë e shikimit (fushat centrale) me anë të gazetës apo të skicës Snelle (çdo sy ndaras) dhe testoji fushat periferike me anë të krahasimit përballë njëri tjetrit. Testoji për mos reagim ndaj stimulimeve vizuale të njëkohshme nëse dyshohet për lezion cerebral.
3. Testoji reflekset e pupillave ndaj dritës dhe regjistroje madhësinë e pupillave.
4. Bëj oftalmoskopi (ekzaminimin e pjesës së brendshme të syrit)
5. Testoje lëvizshmërinë e syve.

a. Testoje kufirin e lëvizshmërisë okulare duke i thënë pacientit që ta përcjellë gishtin tuaj nëpër të gjithë fushën që ju e bëni.
b. Gjatë konvergimit, kontrolloje për miosis (ngushtim të pupillave)
c. Bëje testimin e mbulim-zbulimit për keqpozicionim të syve në mënyrën e duhur.
d. Regjistroje nistagmusin (lëvizje vertikale, horizontale apo rrotulluese të syve, që është ritmike dhe e pa vullnetshme) dhe ndonjë efekt tjetër të lëvizjeve të syve.

B. Grupi brankiomotor dhe gjuha (NC V, NC VII, NC IX, NC X, NC XI dhe NC XII)

1. NC V. Inspektoje të ngriturën që formohet nga muskujt maseter dhe temporalis edhe palpoje maseterin kur pacienti kafshon.
2. NC VII. Testoje rrudhjen e ballit, mbylljen e kapakëve të syve, tërheqjen e këndeve të gojës, fishkëllimin apo fryerjen nga jashtë prej faqeve dhe lëvizjen e lëkurës mbi qafë [veprimi nga muskuli platisma (në formë pjate)]. Dëgjoji artikulacionet labiale dhe kontrolloje për shenjën e Chvostek (reagim jo normal ndaj stimulimit të nervit facial dhe kur goditet me gisht maseteri tek kendi i gojës do të kemi kontraktim të gjithë pjesës së fytyrës si rezultat i hipokalcemisë) në raste të caktuara.
3. NC IX dhe NC X. Dëgjo për fonacion dhe artikulim (tingujt labial, lingual dhe palatinal), kontrolloje gëlltitijen, refleksin gag dhe ngritjen palatinale.
4. NC XII. Kontrollo artikulimet linguale, linjën e mesme dhe protrusionin lateral të gjuhës. Inspektoje gjuhën për atrofi apo fascikulacione.
5. NC XI. Inspektoji konturet e sternokleidomastoideusit dhe trapeziusit dhe testoje forcën e rrotullimit të kokës dhe ngritjes së shpatullave.
6. Nesë anamneza e ngre çështjen e lodhjes patologjike, kërko nga pacienti 100 lëvizje të përsëritura (p.sh. mbyllje të syrit). Merre parasysh testin Tensilon.
7. Vlerësoje shpëjtësinë, rregullsinë dhe thellësinë e frymëmarrjeve.

C. Grupi sensorik special

1. Nuhatja (NC I). Përdor një aromatizues, substancë jo irrituese dhe testoje çdo flegër të hundës në mënyrë të ndarë.
2. Shija (NC VII). Përdor krypë apo sheqer. Testoje sidoemos nëse dyshon për lezion të NC VII.
3. Dëgjimi (NC VIII).

a. Bëj otoskopi.
b. Vlerësoje pragun dhe mprehtësinë e dëgjimit të pacientit nëse mund të dëgjojë bisedat, tingëllimin e pirunit, tik-taket e orës apo fërkimet ndërmjet gishtave.
c. Nëse anamneza apo testimet e mëparshme sugjerojnë deficit, bëje provën e konduksionin të Rinne dhe testimin Weber.
d. Nëse anamneza sugjeron lezion cerebral, testoje për pakujdesinë e dëgjimit me stimulim bilateral duke i përdorur gishtat.
e. Në foshnjat dhe pacientët e pavetëdijshëm apo jo kooperues, mundohu të shkaktosh refleksin audiopalpebral, si testim ekzaminues i ashpër.

4. Funksioni vestibular (NC VIII). Në pacient të caktuar, bëj shpërlarjen e veshit dhe testoje atë për nistagmus pozicional.


D. Ndjeshmëria somatike e fytyrës

1. Testimi i hapësirës trigeminale tani na e kthen vëmendjen në fytyrë, pas ekzaminimit të hapësirës anogjenitale dhe të këmbëve të pacientit.
2. Për të përcaktuar ndjeshmërinë somatike të fytyrës testoje pacientin për:

a. Refleksin korneal (harkun NC V - NC VII)
b. Prekje e lehtë në tre divizionet e NC V
c. Dallimi i temperaturës në të tre divizionet e NC V
d. Perceptimin e dhimbjes në të tre divizionet e NC V
e. Ndjeshmëria mukozale bukale në pacient të caktuar


VI. SISTEMET MOTORE SOMATIKE (përjashtohen nervat kranial)

A. Inspektimi

1. Testimi i mënyrës së të ecurit. Vlerësoje ecjen e lirë, ecjen në gishta dhe thembra, lëvizjet e këmbëve në varg njëra pas tjetrës dhe ecja me gjunj shumë të përkulur.
2. Inspektoje pozitën trupore të pacientit dhe nivelin e aktivitetit të përgjithshëm dhe shih për tremor apo lëvizje të tjera të pa vullnetshme.
3. Zhveshe pacientin dhe vlerësoje somatotipin (konfiguracionin e përgjithshëm të tij).
4. Observoje madhësinë dhe konturet e muskujve, duke shikuar për ndonjë atrofi, hipertrofi, asimetri trupore, keqformime të artikulacioneve dhe fascikulacione (kontraksion i vogël muskulor, që duket në lëkurë, që është shkarkim spontan nga një fije e vetme motore).
5. Kontolloje të gjithë lëkurën për lezione, sidoemos stigmata neurokutanoze (shenjë e veçantë që ndihmon në identifikimin e ndonjë patologjie).

B. Palpimi. Palpoji muskujt nëse ato duken të atrofizuar, hipertrofik apo nëse anamneza sugjeron se ato mund të jenë të dhimbshëm apo kanë spazëm.
C. Kontrollimi i forcës

1. Ngritja e shpatullave. Mundohu që ti shtysh krahët e pacientit nga poshtë, përderisa ai mundohet që ti ngrej ato lartë. Shih për ndonjë të dalur në anën e shpatullës.
2. Ekstremitet e sipërme. Testoje bicepsin, tricepsin, muskujt dorsofleksor të kyçit të dorës. Forcën e abduksionit dhe ekstensionit të gishtave.
3. Muskujt abdominal. Urdhëroje pacientin që të bëjë ushtrime të muskujve të barkut. Shihe nëse ka migrim të umbilikusit (shenja Beevor).
4. Ekstremitet e poshtme. Muskujt fleksor të shalëve, abduktor, adduktor, fleksor të gjurit, dorsifleksor të këmbës, invertor dhe evertor. (Ekstensorët e gjurit janë testuar me anë të përkuljes së gjunjve dhe fleksorët plantar me anë të ecjes me gishtat e këmbës).
5. Shkallëzoje forcën nga 0 deri në 5 ose përshkruaje si paralizim, dobësi e shprehur, e moderuar apo minimale; apo normale. Dalloje nëse ndonjë dobësi shoqërohet me mënyrën e shpërndarjes të tillë si proksimalo-distale, djathas-majtas apo ekstermitet i sipërm-ekstermitet i poshtëm.

D. Vlerësimi i tonusit muskulor. Bëj lëvizje pasive të artikulacioneve për të testuar për spasticitet, klonus (kontraktime dhe relaksime muskulore rapide të njëpasnjëshme), rigiditet apo hipotonus në shkallën e lëvizjeve.
E. Testimi i refleksit të zgjatjes muskulore. Shkallëzoje prej 0 deri në 4 dhe shihi nëse ata janë klonike (Figura A-1).

1. Lëvizje e pa vullnetshme të nofullës (aferenti i NC V: eferenti i NC V)
2. Refleksi i bicepsit (C5-C6)
3. Refleksi i tricepsit (C7-C8)
4. Refleksi i fleksionit të gishtave (C7-T1)
5. Refleksi i kuadricepsit (refleksi i menjëhershëm i gjurit) [L2-L4]
6. Refleksi hamstring (L5-S1)
7. Refleksi i triceps surae (refleksi i menjëhershëm i nyjes së këmbës)[L5-S1-S3]
8. Refleksi i fleksionit të gishtave të këmbës (S1-S2)

F. Perkusioni. Perkusoje eminencën tenare për miotoni (rritje të irritueshmërisë dhe kontraktimit si edhe zvogëlim të forces së relaksimit) dhe testoje për shtërngim miotonik nëse pacienti ka dobësi muskulore të përgjithshme.
G. Testimi i reflekseve lëkurë-muskuj (superficial)

1. Reflekset abdominale lëkurë-muskuj (kuadratet e sipërme T8-T9; kuadratet e poshtme T11-T12). Bëje testimin e migrimit umbilikal (shenja Beevor) në raste të caktuara nëse dyshohet për lezion të kordës torakale.



FIGURA A-1. Figura për regjistrimin e rezultateve të ekzaminimit të reflekseve. Numrat e përfaqsojnë modelin e reflekseve normale.

2. Refleksi kremasterik (aferent L1; eferent L2)
3. Rrudhat anale (S4-L5) dhe reflekset bulbokavernoze në pacientët e dyshuar për lezione sakrale dhe të cauda eqina
4. Shenja ekstensore e gishtit të këmbës apo shenja Babinski (aferent S1; eferent L5-S1-S2)

H. Testimi i sistemit cerebellar. (Gjithashtu shih testimin e të ecurit në pjesën VI A 1 në këtë apendiks.)

1. Gishtin e dorës tek hunda, më lëvizje të shpejta të kokës dhe pozicione të ndryshme të dorëve
2. Thembra tek gjunji

I. Tesitmi i zgjatjes së rrënjëve nervore. (Bëje vetëm në pacient të caktuar.)

1. Nëse dyshohet për herniacionin e diskut apo dhimbjeve në pjesën e poshtme të shpinës, bëje testimin me gjunj të drejtuar të këmbës (shenja e Laseague) dhe testimin e përkuljes së gjurit (shenja Kernig).
2. Nëse dyshohet për irritim meningeal, tesotoje pacientin për rigiditet të pjesës së pasme të qafës dhe fleksion të këmbës (shenja e Brudzinski) dhe bëji testimet me gjunj të drejtuar si edhe përkulje të gjunjve.


VII. SISTEMI SENSORIK SOMATIK

A. Testimi i modalitetit sensorik superficial. (Përfshije edhe hapësirën trigeminale nëse nuk është e testuar më parë.)

1. Prekje e lehtë mbi duar, trup dhe këmbë
2. Dallimi i temperaturës mbi duar, trup dhe këmbë
3. Perceptimi i dhimbjes mbi duar, trup dhe këmbë

B. Testimi i modalitetit sensorik të thellë.

1. Perceptimi i vibracionit në nyje, thonjt e duarve, malleolli i kyçit të këmbës dhe thonjve në gishtat e këmbëve
2. Ndjeshmëria e pozitës së gishtave të këmbës dhe duarve, duke i përdorur gishtat e katërt.
3. Stereognosis
4. Testimi Romberg (i lëkundjes)
5. Testimi i drejtimit të gërvishtjes

C. Përcaktoje mënyrën e shpërndarjes së deficitit sensorik: dermatomal, nervave periferik, rrugëve qëndrore apo jo organike.
D. Përmbledhje e raporteve dermatomale (shih Figurën 4-12)

1. Nervi trigeminal deri te linja interaurale, në vendin ku takohet me C2 (jo C1)
2. C3-C4 mbi shpatullat
3. C4 kufizohet me T2
4. T4 në nivelin e areola mammae
5. T10 në nivelin umbilikal
6. L5 deri te gishti i madh në këmbë
7. S1 deri te gishti i vogël në këmbë
8. S4 dhe S5 deri te zona perianale

VIII. FUNKSIONET CEREBRALE

A. Bëje ekzaminimin e plotë të gjendjes mentale, testet e theksuara në pjesën II të këtij apendiksi.
B. Nëse anamneza e ekzaminimit të gjendjes mentale sugjeron për lezione cerebrale, testoje pacientin për agrafia (pamundësia për të shkruar); agnosi të gishtave; diskriminimin e vështirë ndërmjet dy-pikave; disorientimin majtas-djathtas; atopognosia (pamudësia për të hetuar stimulimin në lëkurë) dhe e prekjes, nëse është i pavëmendshëm ndaj stimulimeve auditore dhe vizuale të njëkohshme bilaterale. Testoje për mos reagimin ndaj stimulimit ipsilateral të njëkohshëm në fytyrë-dorë dhe këmbë-dorë.
C. Thuaj pacientit që të bëjë detyra kognitive, konstruksionale të testit Halstead-Reitan për disfunksionim cerebral (Figura A-2 dhe Tabela A-2).




FIGURA A-2. Figurat stimuluese për testimin e funksionimit cerebral Halstead-Reitan.



TABELA A-2. Instruksionet për disfunksionimin cerebral të testimit Halstead-Reitan
Detyrat që i jepen pacientit Instruksionet e ekzaminuesit ndaj pacientit
1.Bëje një katror (A) Në fillim vizatoje vetë në nje fletë (Tregoja me gisht katrorin, nën A.) Dua që ty ta bësh këtë pa e ngritur stilolapsin prej letrës. Bëje afërsisht të jetë i madhësisë së njëjtë.
2. Katrori Si quhet ajo formë
3. Thuaje nga një shkronjë veç e veç katror A mund ta thuash nga një shkronjë këtë fjalë
4. Bëje një plus (B) Vizatoje këtë në letër (Tregoja me gisht plusin, nën B). Shko përreth tij deri në pikën ku ke filluar në fillim. Bëje afërsisht të së njëjtës madhësi.
5. Plus Si quhet kjo formë
6. Thuaje nga një shkronjë veç e veç plus A mund ta thuash nga një shkronjë këtë fjalë
7. Bëje trekëndëshin (C) Vizatoje këtë në letër. (Tregoja me gisht trekëndëshin, nën C.) Bëje këtë pa e ngritur stilolapsin prej letrës dhe bëje afërsisht të madhësisë së njëjtë.
8. Trekëndësh Si quhet kjo formë
9. Thuaje nga një shkronjë trekëndësh A mund ta thuash nga një shkronjë këtë fjalë
10. Thuaj foshnje (D) Çfarë ëshë kjo? (Tregoja foshnjen, nën D)
11. Ora (E) Tani unë do të tregoj një fotografi tjetër, por mos ma trego emrin e saj. Nuk dua që ty të thuash diçka me zë. Vetëm shkruaje emrin e fotografisë në letër. (Tregoja orën, nën E)
12. Piruni (F) Çfarë është kjo? (Tregoja pirunin, nën F)
13. 7 x 2 Dua që ty ta thuash këtë me zë. (Tregoja nën G)
14. M G W (H) Lexoje këtë. (Tregoja nën H)
15. Lexoje nën I Tani dua që ta lexosh këtë tjetrën. (Tregoja me gisht nën I)
16. Lexoje nën J A mund ta lexosh këtë? (Tregoja nën J)
17. E përsërit trekëndësh Tani unë do ti them disa fjalë. Unë dua që ty të dëgjosh me kujdes dhe ti përsërisësh pas meje, sa më mirë që mundesh. Thuaje këtë fjalë: trekëndësh.
18. E përsërit Massachusetts Massachusetts
19. E përsërit Episkopal Metodist Tani përsëritë këtë fjali: Episkopal Metodist
20. Shkruaj katror Mos e thuaj këtë fjalë me zë; vetëm shkruaje në letër. (Tregoja me gisht fjalën stimuluese katror, nën K)
21. E lexon, shtatë A mund ta lexosh me zë të lartë këtë fjalë? (Tregoja me gisht nën L.)
22. E përsërit, shtatë Tani unë dua që ti ta përsërishësh këtë pas meje: shtatë
23. E përsërit dhe shpjegon Ai bërtiti që të paralajmërojë Do të them dicka që ti duhet ta përsërisësh pas meje. Prandaj dëgjo me kujdes: Ai bërtiti që të paralajmërojë. Tani thuaje ty. A mund të ma shpjegosh se çfarë do me thënë kjo fjali?
24. Shkruaj Ai bërtiti që të paralajmërojë Tani unë dua që ty ta shkruash këtë në letër
25. Llogariti
85-27 (M) Këtu është një problem aritmetik. Shkruaje në letrën tënde dhe mundohu ta punosh. (Tregoja nën M.)
26. Llogaritë 17 x 3 Tani bëje pa e shkruar, me kokën tënde:
17 x 3 = ?
27. E thotë çelësi Çfarë është kjo? (Tregoja nën N.)
28. E demonstron përdorimin e çelësit Nëse ti do ta kishe një të tillë në dorën tënde, tregom se si do ta përdorje. (Trego nën N.)
Shënim: Personi me intelegjencë mesatare me arsimim të shkollës së mesme duhet që të mos bëjë gabime në këtë test dhe të njohë menjëherë pamundësitë e komandimit 32. Ri-testoje në ndonjë detyrë që ka dështuar apo ndonjë që është e ngjajshme me të.

TABELA A-2. Instruksionet në testimin e disfunksionit cerebral të Hastead-Reitan
Detyra që i jepen pacientit Instruksionet e ekzaminuesit ndaj pacientit
29. E vizaton çelësin Tani dua që ti të vizatosh një fotografi që ngjan me këtë. Mundohu që ta vizatosh çelësin që të ngjajë shumë më këtë çelës, kështu që unë të shoh së është i njëjti çelës. (Trogoja me gisht, nën N)
30. E lexon fjalinë nën O A mund ta lexosh këtë? (Tregoja me gisht nën O.)
31. Vendose dorën e majtë në veshin e djathtë Tani a mund të bësh se çfarë thëm unë
32. E vendos dorën e majtë në bërrylin e majtë Tani unë dua që ti ta vendosësh dorën tëndë të majtë në bërrylin e majtë


IX. PËRMBLEDHJE RASTESH

A. Shkruaj një përmbledhje prej tre reshtash e të dhënave pozitive gjatë anamnezës dhe atyre klinike. (Nëse nuk mund ti shkruash në tre reshta, atëherë nuk e kupton esencën e problemit.)
B. Shkruaje diagnozën klinike dhe bëji diagnozat diferenciale.
C. Shkruaj një listë të problemeve klinike.
D. Shkruaj një plan në vijim të menaxhimit për:

1. Testimin diagnostik për ta dalluar ndërmjet mundësive të tjera diagnostike
2. Terapinë (shkruaj qëllimet terapeutike).
3. Menaxhimin e problemeve emocionale, arsimore dhe socioekonomike që shkaktohen tek pacienti.
4. Identifikimi i profilaksisë për personat e tjerë që mund të jenë “në rrezik” për shkak të sëmundjes së pacientit nëse ajo është infektuese, gjenetike apo ambientale.




Urim Tefiki


English to Albanian: Clash of Globalization-STANLEY HOFFMANN, Professor at Harvard University
General field: Other
Detailed field: Journalism
Source text - English
This text was translated from Foreign Affairs, and it was in hard copy as well.
Translation - Albanian
PËRPLASJET E GLOBALIZMIT

STANLEY HOFFMANN, Professor at Harvard University

PARADIGMA E RE?

ÇFARË ËSHTË SHTETI në marrëdhëniet e sotme ndërkombëtare? Kah fundi i viteve të 1990, specialistët u koncentruan ne dezintegrimin e pjesshëm të themeleve tradicionale të organizimit global: shtetet. Gjatë asaj dekade, shumë vende, shpesh të lindura nga dekolonializmi, e zbuluan veten për të qenë jo më tepër se pseudoshtete, pa institucione solide, kohezion të bredshëm apo vetëdije nacionale. Fundi i kërcënimit komunist nga Bashkimi Sovjetik dhe ish-Jugosllavia, gjithashtu zbuloi tensione etnike të fshehura për një kohë të gjatë. Minoritet që e konsideronin vetveten të shtypur kërkonin pavarësi. Në Irak, Sudan, Afganistan dhe Haiti, sunduesit bënin luftë kundër vetë popullit të vet. Këto luftëra e rritën rëndësinë e ndërhyrjeve humanitare, të cilat erdhën në llogari të shenjtërimit të principeve të sovranitetit nacional dhe jo intervenimit. Kështu që tensioni dominues i asaj dekade ishte përplasja ndërmjet fragmentimit të shteteve (sistemit shtetëror) dhe përparimit integrues ekonomik, kulturor dhe politik, me fjalë të tjera globalizimi.
Çdokush i ka kuptuar ndodhitë e 11 Shtatorit, si fillim i një epoke të re. Por çfarë do të thotë ky ndryshim? Në qasjet konvencionale të marrëdhënieve ndërkombëtare, luftat ndodhin ndërmjet shteteve. Por në Shtator, individë të armatosur dobët, në mënyrë të befasishme e sfiduan, befasuan dhe e lënduan superfuqinë dominuese botërore. Sulmet gjithashtu demonstuan, për të gjithë, se globalizimi merr një formë të tmerrshme, që është lehtë e arritshme ndaj ekstremistëve. Terrorizmi është hallka e gjakosur ndërmjet raporteve ndërshtetërore dhe shoqërisë globale. Ashtu si individët dhe grupet e shumta bëhen aktorë global, së bashku me shtetet, pasiguria dhe cënueshmëria është në rritje e sipër. Për ta vlerësuar gjendjen jo inkurajuese të marrdhënieve të jashtme, janë të nevojshme të bëhen disa pyetje. Cilat koncepte ndihmojnë që të sqarohet rregulli i ri ndërkombëtar? Cila është gjendja ndërshtetërore në marrdhëniet ndërkombëtare? Çfarë kontributi do të ketë dalja në shesh e shoqërisë civile globale, në rregullimin aktual botëror?


ZËRAT DHE TËRBIMET

DY MODELE bënë zgjidhjet e thashethëmeve në vitin 1990. E para është, teza e Francis Fukayama "Fundi i Historisë", që nuk u mbrojt me sukses nga ndodhitë e mëtutjeshme. Argumentet e tij parashihnin fundin e konflikteve ideologjike, por jo vetë konfliktet historike dhe triumfim e liberalizmit politik dhe ekonomik. Ky kontekst është i saktë në kuptimin e ngushtë të mendjes: "religjionet sekulariste" që e luftuan njëra tjetrën me gjakmarrje shumë të madhe në shekullin e kaluar, tanimë janë të kaluara. Por Fukayama nuk mundi që ta sheh, se nacionalizmi ishte akoma evident. Përveç kësaj ai e injoroi rrezikun potencial të luftrave religjioze që do të ishin prezente në botën Islamike.
Mentori akademik i Fukayamës, shkenctari politik Samuel Huntington, disa vjet më vonë solli një pikpamje më të trishtueshme, që e shihte një botë krejtësisht tjetër. Huntington parashikonte se dhuna që rezultonte nga anarkia ndërkombëtare dhe mungesa e vlerave si dhe institucioneve të përbashkëta do të eruptojë ndërmjet civilizimeve, se sa ndërmjet vetë shteteve apo ideologjive. Por koncepti i Huntingtonit sa i përket asaj se çfarë kuptohej me civilizimin ishte i mjegulluar. Ai dështoi që ti merrte parasysh konfliktet brenda të ashtuquaturave civilizime dhe e mbivlerësoi rëndësinë e religjionit në sjelljen e elitave jo-Perendimore, të cilat më së shpeshti janë të sekularizuar dhe janë bërë perendimor, sipas veprimeve të tyre. Kështu që ai nuk mundi të definoj qartë, lidhjen ndërmjet civilizimit dhe punëve të jashtme të shteteve anëtare.
Modelet që janë më pak të bujshme akoma i kanë përkrahësit e vet. Pikpamjet e pranuara "realiste" insistojnë se azgjë nuk ka ndryshuar në marrëdhëniet ndërkombëtare që prej Tuciditit dhe Makiavelit: forca ushtarake dhe ekonomike e shtetit e përcakton fatin e tij; ndërvarshmëria dhe institucionet ndërkombëtare janë fenomene sekondare dhe fragjile; objektivat e shtetit janë të imponuara, nga kërcënimet ndaj mbijetesës dhe sigurisë së tyre. E tillë është bota e përshkruar sipas Henri Kisinxherit. Fatkeqsisht, ky model i cënueshëm ka shqetësime për të harmonizuar ndryshimet, sidoemos globalizimin dhe futjen e aktorëve jo shtetëror. Përveç kësaj, e injoron nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar që rezulton prej kërcënimeve të tilla, si proliferimi i armëve për shkatërrim masiv. Gjithashtu, e injoron qëndrimin e ekspertit Raymond Aron e quajtur "embrioni i vetëdijes universale": normat liberale, pro-tregtare që i zhvillojnë shtetet, që janë të përbashkëta për të gjithë.
Duke e marrur parasysh qëndrimin e Aronit, shumë ekspert sot e interpretojnë botën në kushtet e globalizimit triumfues, që i përmbyt kufijtë përmes mënyrave të reja të informimit dhe komunikimit. Në këtë univers, shteti që zgjedh të ngel i mbyllur gjithmonë, ballafaqohet me stagnim dhe rritjen e pakënaqsisë tek njerëzit e nënshtruar, të cilët janë të etshëm për përparim material. Por nëse shteti hapet, duhet të pranojë rolin e tij të zvogëluar, i cili është kryeshisht i kufizuar ndaj mbrojtjes shoqërore, mbrojtjes fizike ndaj agresionit apo luftës qytetare, si dhe ta mirëmbajë identitetin kombëtar. Përkrahësi i kësaj teme, është redaktori Tomas Friedman. Ai i ballafaqon barrierat me perspektivat e hapura, të vjetëruarën me modernen, kontrollin shtetëror me tregjet e lira. Ai përmes globalizmit e sheh dritën e agimit që do ta detyroj publikun grindavec të kuptojë, se logjika e globalizimit është ajo e paqes (lufta do ta ndërpriste globalizimin dhe në këtë mënyrë edhe përparimin e tyre) dhe demokracisë (për shkak se teknologjitë e reja do ta rrisnin autonominë individuale dhe do ta inkurajojnë iniciativën).


KTHIMI NË REALITET

KËTO MODELE u kundërshtuan nga tre realitete. E para, rivalitetet ndërmjet forcave të medha (dhe kapaciteti i shteteve të vogla për ti shfrytëzuar tensionimet e tilla) padyshim nuk është zhdukur. Për njëfarë kohe tani, ekzistimi i armëve nukleare ka shkaktuar një shkallë maturie të caktuar, ndërmjet forcave që i posedojnë ato. Rreziku i shkatërrimit që kanë këto armë, e ka moderuar lojën dhe i ka kthyer armët nukleare në instrumente të shpresës së fundit. Por loja mund të nxehet sa më shumë shtete që kërkojnë të kenë armë të shkatërimit masiv. Shitja e armëve të tilla kështu mund të bëhet një çështje shumë e kontestueshme dhe përpjekjet për ta ngadalsuar përhapjen e tyre, mund në mënyrë paradoksale të jetë shkaku i ri i dhunës.
E dyta, nëse luftat ndërmjet shteteve bëhen më pak të zakonshme, luftërat brenda vetë shtetit janë në rritje, siç u pa në ish-Jugosllavi, Irak, pjesën më të madhe të Afrikës dhe Shri Lanka. Shtetet e pa përfshira në fillim tentojnë të hezitojnë që të përfshihen në konfliktet e ndërlikuara, por ata pastaj (ndonjëherë) intervenojnë që të parandalojnë këto konflikte prej katastrofave regjionale. Intervenuesit, kërkojnë ndihmën e Kombeve të Bashkuara apo organizatave regjionale për ti rindërtuar këto shtete, të shtyjnë përpara stabilitetin dhe të parandalojnë fragmentimet e mëtutjeshme dhe mjerimin.
E treta, punët e jashtme të shtetit janë të ndërtuara jo vetëm nga faktorët gjeopolitik, të tilla si forca ekonomike dhe ushtarake, por edhe nga politikat e brendshme (vendore). Madje në regjimet jo demokratike, forcat e tilla si pasionet ksenofobike, ankesat ekonomike dhe solidariteti etnik transnacional, mund ta bëjnë politikëbërjen shumë më të ndërlikuar dhe më pak të parashikueshme. Shumë shtete sidoemos SHBA, duhet të mundohet shumë për të gjetur zgjidhje në bashkëveprimet e degëve qeveritare konkurruese. Rëndësia e liderëve dhe personaliteteve të tyre, shpesh është e nënvleftësuar në studimet e marrdhënieve ndërkombëtare.
Për realistët, terrorizmi transnacional krijon një dilemë të frikshme. Nëse shteti është viktimë e aktorëve privat siç janë terroristët, në atë rast do të mundohet që t'i eliminojë këto grupe duke i parandaluar ato me anë të sanksioneve, apo duke i ndërshkuar shtetet që i strehojnë ato. Interesi nacional i shtetit të sulmuar do të kërkojë qoftë intervenim të armatosur kundër qeverisë që i përkrah terroristët, apo do të shfaq maturi dhe presion të matur tek qeveritë e tjera, që t'i sjell këto terrorist para drejtësisë. Çdonjëra nga opcionet e mësipërme e ve në pikëpyetje sovranitetin, konceptin hyjnor të teorive realiste. Universi realist klasik i Hans Morgenthau dhe Aron mund të jetë tepër i gjallë, por ka kufij të mjegulluar që janë gjithnjë e në rritje dhe ofron zgjidhje mjaft të vështira, kur ballafaqohet me kërcnimet nga terrorizmi.
Në të njëjtën kohë, universi real i globalizimit nuk është i ngjajshëm me atë që e lartëson Friedman. Në fakt, globalizimi ka tre forma, ku secila prej tyre është me problemet e saja specifike.

E para është globalizimi ekonomik, e cila rezulton prej revolucionit të fundit teknologjik, informacionit, tregtisë, investimet e huaja dhe bisznesit ndërkombëtar. Aktorët kryesor janë kompanitë, investuesit, bankat dhe industritë e shërbimeve private, si edhe shtetet dhe onganizatat ndërkombëtare. Kjo formë e tanishme e kapitalizmit, në mënyrë ironike e parashikuar prej Karl Marksit dhe Fridrih Engelsit, e fikson dilemën qëndrore, ndërmjet efikasitetit dhe paanësisë. Specializimi dhe harmonizimi i kompanive e bën të mundur që të grumbullojnë pasuri, por logjika e kapitalizmit të pastër nuk e favorizon drejtësinë sociale. Globalizimi ekonomik kështu është bërë shkak i frikshëm i pabararazisë brenda dhe ndërmjet shteteve si dhe shqetësimi i konkurrencës globale, e kufizon prirjen e shtetit dhe aktorëve të tjerë që ta adresojnë këtë problem.

E dyta është globalizimi kulturor. Buron nga revolucioni teknologjik dhe globalizimi ekonomik, të cilat së bashku e nxisin rrjedhjen e produkteve kulturore. Këtu qëndron çelësi ndërmjet njëllojshmërisë (shpesh e quajtur "Amerikanizimi") dhe shumëllojshmërisë. Rezultati në të dy rastet është se "nuk e besojnë se është e vlefshme një gjë e tillë në botë" (sipas fjalëve të Maks Weber) dhe reagimi ndaj njëllojshmërisë. Kjo e fundit e merr formën në rilindjen e kulturave dhe gjuhëve lokale, si dhe sulmet ndaj kulturës Perendimore, e cila denoncohet si një mbartëse e ideologjisë sekulare, revolucionare dhe e maskon hegjemoninë e SHBA.

E treta është globalizimi politik, që është një produkt i dy të parave. Është e karakterizuar nga epërsia e SHBA dhe institucioneve të saja politike edhe nga rrjeta të shumta të organizatave ndërkombëtare, regjionale dhe transqeveritare (të specializuara në lëmi të tilla si politikë, migracion apo drejtësi). Gjithashtu ka institucione private që nuk janë as qeveritare por as edhe nacionale të pastra, siç janë Doctors Without Borders, apo Amnesti International. Por shumica nga këto agjenci nuk kanë përgjegjësi demokratike dhe janë të dobëta sa i përket fushës së veprimit të tyrë, forcës dhe autoritetit që e posedojnë. Veç kësaj, shumë pasiguri gjendet në fatin e hegjemonisë Amerikane, e cila ballafoqohet me një rezistencë domethënëse jashtë shtetit dhe është e prekur gjithashtu nga oscilacionet e vetë Amerikës, ndërmjet joshjes për dominim dhe izolimit të saj.
Përfitimet e globalizimit janë të pamohueshme. Por optimizmi i Fridmanit qëndron në themele shumë fragjile. Për një arsye, globalizimi nuk është as i paevitueshëm as i parezistueshëm. Është kryesisht një krijim Amerikan, që i ka gjurmët që pas periudhës së Luftës së Dytë Botërore dhe është e bazuar në forcën ekonomike të SHBA. Duke e çuar situatën më tutje, kriza ekonomike e thellë dhe e tejzgjatur në SHBA mund të ketë efekt rrënues në globalizim siç ishte koha e Depresionit të Madh.
E dyta, pasuria e globalizimit mbetet e kufizuar sepse i përjashton shumë vende të varfëra, dhe shtetet që nuk i transoformon reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj tij. Ky fakt buron nga shumëllojshmëria e gjendjes ekonomike dhe sociale në vende të caktuara dhe nga politikat partizane. Bota është shumë larg prej integrimeve perfekte të tregjeve, shërbimeve dhe faktorëve të prodhimit. Ndonjëherë vetëm ekzistenca e kufijve e ngadalëson bile edhe i paralizon integrimet; në kohëra të ndryshme i jep aroma integruese të shteteve dominuese (si në rastin e Internetit).
E treta, shoqëria civile ndërkombëtare mbetet embrionike (e pazhvilluar). Shumë organizata joqeveritare reflektojnë një segment shumë të vogël të popullit në shtetet anëtare. Ata përfaqsohen me të madhe vetëm në vendet e modernizuara, apo aty ku pesha e shtetit nuk është shumë e rëndë. Shpesh, NGO kanë pak pavarësi prej qeverive.
E katërta, emancipimi individual, aq i dashur nga Fridman, nuk ia del mbanë aq shpejtë në regjimet demokratike. Emancipimi individual as nuk i parandalon institucionet publike të tilla si Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore, apo Organizatën Tregtare Botërore prej qëndrimeve së saja opake (jo të qarta) në aktivitetet e tyre dhe shpesh arbitrare edhe e padrejtë në vendimet e saja.
E pesta, idea tërheqëse e përmirsimit të gjendjes njerëzore përmes heqjes së barrierave është e dyshimtë. Globalizimi në fakt është shuma e teknikave që janë në dispozicion të shteteve apo aktorëve privat. Vetë-interesi dhe ideologjitë, jo arsyet humanitare, janë që i nxisin këto aktorë. Sjellja e tyre është mjaft e ndryshme prej vizionit të globalizimit si një utopi e ndriçimit të mendjes, që njëkohësisht është shkencore, racionale dhe universale. Për shumë arsye - mjerimi, padrejtësia, poshtërimi, ruajtja e traditave, dëshira për standard më të mirë të jetës - ky ndriçim i mendjes që është stereotip i globalizimit,- provokon revolt dhe pakënaqësi.
Një kundërthënie tjetër është gjatë punës. Në njërën anë, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe transnacional është i nevojshëm të sigurojë, se globalizimi nuk do të gërmohet nga padrejtësitë që rezultojnë nga fluktuacionet e tregut, mbrojtjet e dobëta shtetërore dhe mos kapaciteti i shumë shteteve për ta përmirsuar fatin e tyre vetëvetiu. Në anën tjetër, bashkëpunimi presupozon që shumë shtete dhe lojtarët privat të pasur të operojnë në mënyrë altruiste - e cila me siguri nuk është esenca e marrdhënieve ndërkombëtare - apo të praktikojnë koncept bujar të mrekullueshëm në interesat e tyre afatgjata. Por fakti mbetet se shumë shtete të pasura akoma refuzojnë të sigurojnë ndihma për zhvillim të mjaftueshëm, apo të intervenojnë në situata krize si rasti i gjenocidit në Ruandë. Ky ngurrim përkrahet dobët, duke e pasur parasysh entuziazmin Amerikan për të luftuar kundër Al Qaedës dhe Talibanëve. Çfarë është gabim këtu është se nuk është entuziazmi patriotik si i tillë, por dobësia e impulseve humanitare kur interesi nacional i mbrojtjes së viktimave jo Amerikane, nuk është i shprehur sa duhet.


KOMUNITETET E IMAGJINUARA

NË MES shumë efekteve të globalizimit në politikat ndërkombëtare, tre prej tyre janë të një rëndësie të veçantë. Shqetësimi i parë janë institucionet. Përkundër parashikimeve realiste, shumë shtete nuk janë përherë në luftë më njëra tjetrën. Shumë regjione dhe vende jetojnë në paqë; në raste të tjera, dhuna është më tepër e brendshme se sa shtet-ndaj-shtetit. Duke e pasur parasysh se nuk ka qeveri që mund të bëjë gjithçka vetë, u shfaq nevoja e lidhjeve ndërshtetërore. Rezultati i kësaj që mund të quhet "shoqëria globale," kërkon që ti pakësojë efektet shkatërruese potenciale në lëmi të tilla si tregtia, komunikimet, të drejtat njerëzore, migracionin dhe refugjatët. Pengesa kryesore e kësaj përpjekje është kundërshtimi i shteteve të pranojnë urdhërat globale, që mund ta ndrydhin tregun apo ta pakësojnë mëtutje sovranitetin e tyre. Kështu që forcat e Kombeve të Bashkuara mbesin të kufizuara dhe ndonjëherë mbesin vetëm në teori. Drejtësia kriminele ndërkombëtare është akoma e larme dhe e diskutueshme, si shpresë e fundit për ti zgjidhur problemet. Në ekonominë botërore - ku tregu, e jo qeverisja globale, ka qenë përfituesi kryesor i zmbrapsjes së shtetit - rrjeti i institucioneve globale është i copëtuar dhe jo i plotë. Investimet e huaja mbesin të rregulluara nga marrëveshjet bilaterale. Mbrojtja e ambientit nuk është në nivelin e duhur dhe çështjet e tilla si migracioni dhe rritja e popullsisë janë të injoruara me të madhe. Rrjetat institucionale nuk janë mjaft të fuqishme për ti adresuar lëvizjet kapitale afatshkurtra, mungesën e rregullimit ndërkombëtar të falimentimeve dhe konkurrencës si dhe koordinimi primitiv ndërmjet shteteve të pasura. Si rezultat i "qeverisjes" globale që ekziston si e pjesshme dhe e dobët, globalizimi ekonomik i grabit shumë shtete nga politikat e pavarura monetare dhe fiskale, apo i obligon ato të bëjnë zgjedhje të egra ndërmjet konkurrimit ekonomik dhe ruajtjes së rrjetave të sigurisë sociale. Në të gjithë tërësinë e saj SHBA shfaq një padurueshmëri që është gjithnjë në rritje e sipër në drejtim të institucioneve që peshojnë në lirinë e veprimit Amerikan. Lëvizja drejt shtetit botëror, duket jo shumë e mundshme. Sa më tepër që thërmohet sovraniteti nën goditjet e globalizimit apo në zhvillimet e tilla si ndërhyrjet humanitare dhe lufta kundrejt terrorizmit, aq më tepër shtetet kapin atë se çfarë u është lënë atyre.
E dyta, globalizimi nuk e ka sfiduar thellësisht qëndrueshmërinë e natyrës kombëtare të shtetësisë. Jeta ekonomike ndodh në shkallë globale, por identiteti njerzor mbetet nacional, kështu që do të kemi rezistencë të fortë të homogjenizimit kulturor. Nëpër shekuj, shtetet e centralizuara në rritje i kanë zgjeruar funksionet e tyre dhe janë munduar të nxisin sensin e identitetit të përbashkët për të nënshtruarit e tyre. Por asnjë forcë qëndrore në botë nuk mund ta bëjë të njëjtën gjë në ditët e sotme, madje as edhe në Bashkimin Europian. Atje, monedha e vetme dhe koordinimi ekonomik i avancuar nuk kanë prodhuar akoma ekonominë e përbashkët apo institucionet qëndrore të fuqishme të pajisura me autonominë legale, apo të kenë rezultuar në shtetësinë postnacionale. Marshi nga identiteti nacional, në një identitet që do të jetë edhe kombëtar edhe Europian, sapo ka filluar. Një botë e unifikuar vetëm pjesërisht nga teknologjia, akoma nuk ka vetëdije kolektive apo solidaritet kolektiv. Atë çfarë shtetet nuk duan ta bëjnë, tregu botëror nuk mund ta bëjë i vetëm, sidoemos në përshtypjen e ndjeshme të shtetësisë botërore.
E treta, ka marrëdhënie ndërmjet globalizimit dhe dhunës. Gjendja tradicionale e luftës, madje edhe në fushën e saj të veprimit të kufizuar, akoma persiston. Ka rreziqe të larta të eksplodimeve regjionale në Lindjen e Mesme dhe Azinë Lindore, dhe këto në mënyrë serioze mund ti dëmtojnë raportet ndërmjet shteteve të mëdha. Për shkak të këtij kërcënimi, dhe për shkak se armët moderne janë shumë të kushtueshme, "shoqëria anarkike" e shteteve iu mungojnë resurset e duhura për ti korrigjuar disa nga plasaritjet më flagrante të globalizimit. Këto harxhime, të kombinuara me mosbesimin klasik ndërmjet aktorëve ndërkombëtar, që preferojnë ta ruajnë sigurinë e tyre të vetme apo përmes aleancave tradicionale, e parandalojnë institucionalizimin e mëtutjeshëm të politikës botërore, për shembull rritjen e forcave të Kombeve të Bashkuara. Ky hap do të ndodh nëse shoqëria globale do të ishte e siguruar me forcat e nevojshme për të parandaluar konfliktet apo të ripërtrijë paqen, por në fakt nuk ndodh ashtu.
Globalizimi duke qenë shumë larg nga përhapja e paqes, duket se nxit konflikte dhe zemërime. Ulja e barrierave të ndryshme që mbrohej nga Friedman, sidoemos përhapja e mediave globale, e bën të mundshme për shumicën e atyre që janë të grabitur apo shtypur, të krahasojnë fatin e tyre me ato që janë të lirë dhe të pasur. Këto të shpronsuar pastaj kërkojnë ndihmë prej të tjerëve apo e shprehin atë me anë të fyerjeve të përbashkëta, që janë me prejardhje etnike, apo besimeve fetare. Globalizmi i pasuron disa dhe i çrrënjos shumë njerëz, ata që janë edhe të varfër edhe të çrrënjosur mund të kërkojnë hakmarrje dhe të krijojnë ndjenjën e kënaqësisë nëpërmjet terrorizmit.


GLOBALIZMI DHE TERRORI

TERRORIZMI është frut i helmuar i disa forcave. Mund të jetë arma e të dobëtit në konfliktet klasike ndërmjet shteteve, apo brenda vetë shtetit. Por mund të shihet gjithashtu edhe si produkt i globalizmit. Terrorizmi transnacional është bërë i mundshëm përmes shumë mjeteve të komunikimit.
Nëse globalizmi shpesh e lehtëson dhunën terroriste, lufta kundër kësaj lufte pa kufi është potencialisht katastrofale edhe për zhvillimin ekonomik por edhe për vetë globalizmin. Masat antiterroriste e shtërngojnë lëvizjen dhe rrjedhjet financiare, përderisa sulmet e reja terroriste mund ta hapin rrugën për reagimin antiglobalist të krahasuar me krizat shoveniste të vitit 1930. Terrorizmi global nuk është një zgjatim i thjeshtë i luftës ndërmjet shteteve dhe jo shteteve por është një përmbysje e mënyrës tradicionale të luftës, për shkak se nuk kujdeset për sovranitetin qoftë të armikut të tij apo aleatëve që i strehojnë ato. I provokon viktimat e tij që të marrin masa, në emër të mbrojtjes legjitime e cënojnë sovranitetin e atyre shteteve që akuzohen se e inkurajojnë terrorin.
Të gjitha këto shkelje kundër principit hyjnor të sovranitetit, nuk përbëjnë përparim në drejtim të shoqërisë globale, të cilët duhet të pajtohen me definimin e përbashkët të terrorizmit apo në politikën e përbashkët kundër tij. Tani masat energjike të terrorit i lejojnë ato që të shtërngojnë kontrollin ndaj njerëzve të vet, prodhimeve dhe parave. Ata i japin vetes arsye të reja, që ti dhunojnë të drejtat individuale në emër të mbrojtjes së përbashkët kundër pasigurisë, dhe kështu e ngadalsojnë marshin hezitues, në drejtim të drejtësisë kriminele ndërkombëtare.
Përfitues kryesor tjetër do të ishte Amerika, aktori i vetëm i mundshëm që mund të mbart luftën kundër terrorizmit në të gjitha skajet e botës. Megjithatë, pavarësisht nga forca e saj, Amerika nuk mund plotësisht ta mbroje veten kundër akteve terroriste të ardhshme, por as edhe ti kalojë plotësisht ndjenjat e mira dhe të këqija në drejtim të formave të kooperimeve ndërshtetrore që mund ta kufizojnë lirinë e veprimit të SHBA. Kështu që terrorizmi është fenomen global që detyrimisht e përforcon armikun, dhe në të njëjtën kohë mundohet ta shkatërrojë atë. Shtetet që janë caqet e saj nuk kanë interes në zbatimin e ligjeve të luftës kundër terrorizmit; ata e kanë interesin e tyre që ti trajtojnë terroristët si kriminel apo njerëz të shtresës së ulët. Përkrahësit e globalizmit i bënë një parashikim të shkurtër aspekteve të "xhunglës" së globalizmit ekonomik, por shumë pak mbikëqyrës i parashihnin aspektet e ngjajshme të terrorizmit global dhe dhunës antiterroriste.
Përfundimisht, pozicioni i vetëm i SHBA ngre pyetje shumë serioze sa i përket të ardhmes së çështjeve botërore. Në sferën e problemeve ndërshtetërore, sjellja Amerikane do të përcaktojë nëse shtetet që nuk janë superfuqi apo shtetet e dobëta, do të vazhdojnë ta shohin SHBA si forcë mike (ose të paktën si hegjemoni e tolerueshme), apo nëse ata do të provokohen nga kryelartësia e Uashingtonit që të bashkohen kundër mbizotërimit Amerikan. Uashingtoni duhet të kuptojë se azgjë nuk është më e rrezikshme për një "hiperfuqi", se sa joshja e unilateralizmit. Kështu që të besohet që detyrimet e marrveshjeve ndërkombëtare dhe organizatave të ndryshme, nuk janë të nevojshme sepse vlerat amerikane janë të gjitha për çfarë ka nevojë bota nuk do të ishin racionale. Por në realitet, këto detyrime ndërkombëtare sigurojnë mundësi shumë më të mira për lidershipin se sa demonstrimet arrogante të mospërfilljeve për pikpamjet e të tjerëve, dhe ato ofrojnë rrugë të dobishme për vetëpërmbjatjen e sjelljes unilaterale me shtetet e tjera. Një forcë hegjemonike me ndikim të zgjatur në botë, duhet sidoemos të jetë e interesuar në përdorimin e metodave dhe institucioneve ndërkombëtare, përfitimin në ndikimet e saja, se sa në humbjen e lirisë së veprimit të saj.
Në sferën e shoqërisë globale, shumë do të varet nëse Amerika do ta kapërcejë indiferencën e saj të shpeshtë ndaj kostos, që globalizmi e imponon në vendet e varfëra. Për tani, Uashingtoni është shumë ngurrues për zhvillimin ekonomik, dhe mbetet armiqsor ndaj agjensioneve që e monitorojnë dhe e rregullojnë tregun global. Shumë shpesh, tendencat e mbështetura në të djathtë të sistemit politik amerikan e shtyjnë diplomacinë në drejtim të një mbështetjeje jashtë mase në vlerat e mëdha amerikane, forcën ushtarake, si dhe mbështetjen e fortë në tregun kapitalist dhe "pavarsinë e plotë", që shkakton zemërim dhe tjetërsim tek të tjerët. E fuqishmja SHBA shpesh frikohet nga imponimi i vlerave "inferiore" tek amerikanët, që shpesh është një burim i talljes dhe indinjimit nga të tjerët.


PËSHTJELLIMET

PËR TË GJITHA KËTO TENSIONE, është akoma e mundshme që lufta amerikane ndaj terrorizmit të frenohet nga maturia, dhe nga qeveritë e tjera që iu japin prioritet problemeve të shumta interne, të krijuara nga rivalitetet ndërshtetërore dhe plasaritjet e globalizmit.
Ne mund ta analizojmë të tanishmen, por nuk mund ta parashikojmë të ardhmen. Ne jetojmë në nje botë me shoqëri jo të njëllojta dhe të njëmendëta, që ndërfuten me shoqëritë globale dhe që janë të ngarkuara me institucione publike të dobëta dhe shoqëri civile të pazhvilluara mirë. Një forcë e vetme dominon, por ekonomia e saj mund të bëhet shumë e vështirë për tu kontrolluar siç duhet, apo të përçahet nga sulmet e ardhëshme terroriste. Kështu, që të parashikohet e ardhmja, do të ishtë një gjë tepër e pakujdesshme apo naïve. Për tu siguruar, bota ka mbijetuar shumë kriza, por e ka bërë këtë me çmime shumë të larta, madje edhe kur nuk ishin zbuluar armët e shkatërrimit masiv.
Saktësisht, për shkak se e ardhmja nuk është as deshifrueshme as e përcaktuar, studentët e marrdhënieve ndërkombëtare do të hasin në dy detyra. Ata do të duhet të mundohen të kuptojnë se çfarë do të ndodhë, në listën e artikujve të mallrave të tanishëm, dhe ti veçojnë fijet e rrjeteve të tanishme. Por frika e pështjellimit ndërmjet asaj që është empirike dhe normative nuk duhet t'i parandaloj ato prej të shkruarit si filozof politik, në kohën kur shumë filozof i përhapin mendimet e shoqërive ndaj marrdhënieve ndërkombëtare. Si mund dikush që ta bëjë shtëpinë më të banueshme? Përgjigjeja presupozon në filozofinë politike që mund të jetë e drejtë dhe e pranueshme, madje edhe tek ata që vlerat e të cilëve kanë themele të tjera. Ashtu siç thotë filozofi i kohëve të fundit Judith Shklar, ne mund ta marrim si pikënisje dhe si fije udhërrëfyese, fatin e viktimave të dhunës, shtypjes dhe mjerimit, por si qëllim duhet të kërkojmë emancipimin material dhe moral. Duke e pasur parasysh përmbajtjen e botës siç është ajo tani, ka shumë mundësi që t'i humbasim ato.

Urim Tefiki

English to Albanian: "The Triple Yoke of Ignorance, Tyranny, and Corruption" Simon Bolivar
General field: Social Sciences
Detailed field: Government / Politics
Source text - English
February 15, 1819
Legislators! I place in your hands the supreme command of Venezuela. It is now your lofty duty to devote yourselves to the well-being of the Republic; our fate and the measure of our glory is in your hands, those very hands which will sign the decrees establishing our Freedom. At this moment the Supreme Head of the Republic is no more than a simple citizen, and this he desires to remain until his dying day…
When America was separated from the Spanish monarchy, it found itself in a similar situation to the Roman Empire, when that enormous mass broke up in the midst of the Ancient World. The fragments that were left then formed independent nations in conformity with their situations or interests; but with the difference that each one re-established its original system. We do not even retain the vestiges of what went before: we are not Europeans, or Indians, but rather a species mid-way between the original inhabitants and the Spaniards. Americans by birth and Europeans in our rights, we find ourselves in the predicament of fighting with the Indians for the ownership of the land and contending with the opposition of invaders for the privilege of remaining in the country of our birth; thus, our case can be seen to be fraught with difficulties. What is more, our condition has always been a passive one, our political existence null; and our difficulty in attaining freedom is all the more painful because, before, we stagnated in the most wretched servitude; not only were we stripped of freedom, but even of a role of domination in our domestic affairs. Let me explain this paradox. Under the regime of absolute power, all authority goes unchallenged. The will of the despot is the supreme law arbitrarily executed by inferiors who participate in organized repression as a consequence of the authority they wield. They are in charge of civil, political, military and religious functions. But whereas the satraps of Persia were Persians, the pashas of the Great Sultan were Turks, the sultans of Tartary, Tartars; and whereas China had its own mandarins even when it had fallen under the rule of Genghis Khan, America, on the contrary, received everything from Spain and we were in fact deprived of any role of domination in our domestic affairs and internal government. This denial made it impossible for us to understand the course of public affairs; neither did we enjoy the personal esteem which the show of authority commands in the eyes of the people, and which is of such importance in great revolutions. In short, gentlemen, we were excluded and kept apart from the world's affairs in all that concerned the science of government.
Bound as we were by the triple yoke of ignorance, tyranny and corruption, we were unable to acquire learning, power or virtue. And since we were schooled by such evil tutors, the lessons we received and the examples we studied were of a most ruinous nature. We were enthralled by deception even more than by force; and corruption degraded us even more than superstition. Slavery is the daughter of darkness; an ignorant people is the blind instrument of its own destruction; ambition and intrigue take advantage of the credulity and inexperience of men who have no political, economic or civil understanding; they take to be realities what are in fact only illusions; they confuse licence with liberty, treason with patriotism, vengeance with justice. Such a people resembles an able-bodied blind man who, encouraged by his feeling of strength, strides forward with the assurance of the most clearsighted and, stumbling into every pitfall, is no longer able to find his way. If such a degraded people should ever attain their freedom, they will not delay in losing it, for there will be no way of persuading them that happiness consists in the practice of virtue, that lawful government is more powerful than the rule of tyrants because it is more inflexible and requires that all obey its beneficent discipline, that morality and not force is the basis of the law, and that the exercise of justice is the exercise of freedom. Thus, legislators, your task is all the more difficult because the men you must form have been perverted by misleading illusions and destructive motives. Freedom, says Rousseau, is a most succulent dish, but one that is difficult to digest. Our frail fellow-citizens will have to build up their strength long before they are able to digest the life-giving nutrient of freedom. Will they, with their limbs stiffened from such long enchainment, their sight enfeebled by the darkness of their dungeons, and their spirit crushed by pernicious servitude, be able to stride firmly toward the august temple of freedom? Will they be able to gaze unblinkingly into its splendid rays, and inhale the pure air which surrounds it?
Consider your choice carefully, legislators. Do not forget that you are about to lay the foundations of a new people, and that they will rise to the greatness for which nature has equipped them if you so shape this foundation to match the eminent status that awaits them. If your choice is not governed by the guiding spirit of Venezuela, which should inspire you in choosing the right form and nature of the government you are to adopt for the happiness of the people, if, I repeat, you should fail to choose rightly, all our new beginnings will end in slavery.
Translation - Albanian
"Zgjedha e trefishtë e Injorancës, Tiranisë dhe Korrupcionit" SIMON BOLIVAR

15 Shkurt 1819

Legjvënës! E vendos ne duart tuaja Komandën Supreme te Venecuelës. Është deryrë e lartë që t’a përkushtoni vetveten tuaj ne mirëqenien e Republikës; fati jonë dhe përmasat e madhështisë sonë janë në duart tuaja, duar te cilat sot i nënshkruajnë dekretet e liresë sonë. Në këtë moment Kryesia Supreme e Republikës nuk është më tepër se e një qytetarit te thjeshte dhe kjo është dëshira e tij deri në ditën e vdekjes…


Kur Amerika Latine u nda nga monarkia Spanjolle, e gjeti vetveten e saj në situatë të njëjtë si ajo e Perandorisë Romake, ku ajo masë jashtëzakonisht e madhe u përça në mes te botës Antike. Copëtimet e vendeve që u bënë atëherë, formuan kombet e pavarura qe ishin në përpuethshmëri me situatat dhe interesat e tyre, por me dallimet se çdonjëra themeloi sistemin e vet origjinal të qeverisjes.

Ne madje nuk i mbajme as gjurmet e asaj se ç’farë ka ndodhur me parë: ne nuk jemi Europian, apo Indian, por specie e ndërmjetme ne mes banorëve origjinal dhe spanjollëve. Amerikan, për nga vendi i lindjes, dhe Europian, për nga të drejtat tona, dhe tani ne e gjejmë vetveten në gjendje të rëndë për të luftuar me Indianet për çeshtje pronësie dhe konkurrojmë me pushtuesit për privilegjin e ekzistimit, në vendin e lindjes sonë, kështu që gjendja jonë mund të shihet me ankth dhe vështërsi.

Ç’farë është më e keqja se kauza jonë gjithmonë ka qenë nje çështje pasive, ekzistenca jonë politikisht e pafuqishme dhe vështersia jonë për ta fituar lirinë është tepër e dhimbshme, sepse ne stagnuam duke iu nënshtruar robërisë së mjeruar edhe jo vetëm që u zhveshëm nga liria jonë, por madje edhe nga roli dominues ne punët tona të brendshme.

Më lejoni të shpjegoj këtë paradoks. Nën regjimin e fuqisë absolute, i gjithë autoriteti i udhëheqësit kryhet i pasfiduar. Dëshira e despotit është të ketë ligje supreme të ekzekutuara ne menyrë arbitrare, nga ato qe janë inferior ndaj pozitës së tij dhe që marrin pjesë ne represionin e organizuar, si pasojë e autoritetit që ato e përdorin kundrejt të tjerëve. Ato i kanë përsipër funksionet qytetare, politike, ushtarake dhe religjioze. Por nëse satrapët e Persisë ishin Persian, sulltanët e Turqisë ishin turq, mbretërit e tartarëve ishin Tartar; edhe nëse Kina i kishte udhëheqësit e keq kur ra nën sundimin e Xhingis Kanit, Amerika Latine përkundrazi mori gjithcka prej Spanje dhe ne në fakt e humbëm rolin e qeverisjes në punët tona të brendhme. Ky mohim e bëri për ne të pamundur të kuptojmë se si të merremi me punët publike, ne as që e gëzuam autoritetin personal i cili duhej të duket në sytë e popullit dhe i cili është i një rëndësie të madhe në revolucionet e mëdha. Me pak fjale zotërinj te nderuar, ne ishim të përjashtuar dhe të tjetësuar nga çështjet që ndodhin nëpër botë.

Ashtu siç jemi të detyruar nga zgjedha i trefishtë i injorancës, tiranisë dhe korrupcionit, ne nuk ishim në gjendje te fitojme njohuri, qoftë forcë politike apo virtyte. Edhe mësimet që i kemi marrur janë mësime nga tutorë tepër te këqinj, por edhe shembujt që i kemi studijuar ishin të një natyre shkatërruese.

Ne ishim magjepsur nga mashtrimi madje më tepër edhe nga forca, ndërsa korrupcioni na degradoi neve edhe më tepër se sa supersticioni.


Skllavëria është vajza e errësirës, nje popull injorant është nje instrument i verbër i shkatërrimit të vet, ambicja dhe intriga marrin përparësinë e lehtëbesimit dhe papërvojës së njerëzve që nuk kanë njohuri politike, ekonomike apo qytetare, ato i marrin si realitete ato që ne fakt janë iluzione, ato e ngatërrojnë një leje biznesi me lirinë, tradhëtinë me patriotizmin, hakmarrjen me drejtësinë.

Njerëz të atillë i ngjajnë njeriut të shëndoshë, por që në fakt është i verbër dhe që është i inkurajuar nga ndjenja e fuqisë dhe sigurisë, dhe që mundohet të shkojë përpara si nje njeri që ka shikim të mprehtë, por që pengohet ne çdo grackë edhe nuk është në gjendje që ta gjejë rrugën e tij mëtutje.

Nëse një popull i degraduar e fiton lirinë, ato nuk do të vonojnë qe ta humbin atë menjëherë dhe nuk ka mënyrë që t’i bindësh se lumturia konsiston ne praktikimin e virtyteve, se ligji qeveritar është më i fuqishëm se sundimi i nje tirani sepse ai ligj është jo fleksibil dhe kërkon që të gjithë t’i binden me një diciplinë bujare, se morali dhe jo forca është baza e nje ligji, edhe se ushtrimi i drejtësisë është ushtrimi i lirisë.

Keshtu funksionarë të nderuar, detyra juaj është më e vështirë sepse njerëzit që ju do t’i emëroni janë çoroditur nga iluzione të këqija dhe motive destruktive. Liria, thotë Rousseau, është gjella më e shijshme ne botë, por që është shumë e vështirë ta tretish brenda vetes. Thyeshmëria jonë duhet të ndërtohet para se ta tretim lirinë jetëdhënëse. A do munden ato njerëz me gjymtyrët e ngurta, me shikimin e dobësuar nga errësira e dhomave të nëndheshme, edhe shpirtin e dobësuar nga robërimi i vazhdueshëm, të jenë në gjendje të ecin me hapa të mëdha drejt tempullit të lirisë? A do jenë këto njerëz të aftë që të kenë vështrim të ngulitshëm drejt rrezeve plot shkëlqim, dhe ta thithin ajrin e pastër i cili i rrethon ato?


Konsideroni me kujdes zgjedhjen që bëni, funksionarë të nderruar. Mos harroni se së shpejti ju do t’i veni themelet e njerëzve të rinj, dhe ato do të ngrihen në madhështinë për të cilën natyra i ka pajisur të ballafaqohen me statusin jo të zakonshëm, të lirisë që i pret ato.

Nëse zgjidhja juaj nuk do të qeveriset nga shpirti i atdhedashurisë suaj, i cili duhet që të ju inspiroj juve në zgjedhjen e formës së drejtë dhe natyrës së qeverisjes që ju do ta përdorni për lumturinë e njerëzve edhe e përsëris nëse ju dështoni të zgjedhni drejtë, atëherë të gjitha fillimet tona të reja do të përfundojnë në robëri.


Glossaries Medical Glossary
Translation education Other
Experience Years of experience: 26. Registered at ProZ.com: Mar 2010.
ProZ.com Certified PRO certificate(s) N/A
Credentials N/A
Memberships N/A
Software Adobe Acrobat, Microsoft Excel, Microsoft Word, Powerpoint
CV/Resume English (DOC)
Professional practices Medic-Translat endorses ProZ.com's Professional Guidelines (v1.1).
Bio
Highly specialized in translation field of medicine.

Twelve years of experience.

From 1999-2005 I have been working as translator and interpreter for American Military Hospital in Kosovo.

I have translated different medical documents, medical equipment, medical supplies, surgery, orthopedics, dentistry, pharmacy, references from doctors, Medical Assistance Programs for civilians, training of nurses and doctors, meetings and conferences etc.

There are about more than twelve years since I am working with translations, especially medical ones, but I can translate documents related to diplomacy, politics, social sciences etc.

I have translated two university medical books:
1. Neuroanatomy - William DeMyer, Sec. Edition (470 pages).

2. U.S. Health Information: Management of Strategic Resource, Second Edition.
Keywords: Except for general medicine, dentistry and pharmacy, I consider myself very capable translator for politics, diplomacy, social sciences, technology, telecommunications, chemistry, biology, physics. See more.Except for general medicine, dentistry and pharmacy, I consider myself very capable translator for politics, diplomacy, social sciences, technology, telecommunications, chemistry, biology, physics, chemistry, physical education, anatomy, neurology, histology, dermatology, physiology, pathology, foreign affairs, CPR, emergency care, etc.... See less.


Profile last updated
Apr 9, 2011



More translators and interpreters: English to Albanian - Albanian to English   More language pairs