Glossary entry

English term or phrase:

you may also Manual tune the channels

Albanian translation:

gjithashtu mund t'i sintonizoni kanalet me dorë

Added to glossary by Fabiana Papastefani-Pezzoni
Mar 18, 2004 15:11
20 yrs ago
English term

You may also Manual tune the channels

Homework / test English to Albanian Tech/Engineering Telecom(munications) TV
You may also Manual tune those channels as stated Manual Tuning on your Instruction Booklet but selecting the System as it is in your country.

Proposed translations

+2
26 mins
English term (edited): you may also manual tune
Selected

and then continues - siç përcaktohet në ...

siç përcaktohet në Manualin e Sintonizimit në Librin e Udhëzimeve, por zgjidhni Sistemin që përdoret në vendin tuaj.
Peer comment(s):

agree Monika Coulson : Dakord me përkthimin tuaj. Mendoj se është më mirë të mos ta mësojmë këtë anëtar me përkthime të plota të gatshme, pasi ai po mundohet të përkthejë jo në gjuhën e tij, duke shfrytëzuar KudoZ.Prandaj i fshiva pyetjet e gjata e s' ia përktheva të plotë këtë
4 mins
Edhe kështu mendova që në fillim, por thashë ....kush e di. Në raste si këto, Monika, kur dikush bën më shumë se tre pyetje njëra pas tjetrës me nga 15-25 fjalë sejcila duhet të na tingëllojë zilja e (keq) përdorimit të saitit. Unë them se po.
agree Eva T : :)
1 hr
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer. Comment: "Thanks Fabiana"
+1
5 mins
English term (edited): you may also manual tune

gjithashtu mund t'i sintonizoni kanalet me dorë

you may also manual tune - gjithashtu mund t'i sintonizoni kanalet me dorë
Peer comment(s):

agree Fabiana Papastefani-Pezzoni
18 mins
Something went wrong...
+1
48 mins
English term (edited): you may also manual tune

Not an answer

E dashur Fabi,
së shpejti do dalë një rregull i ri për pyetjet KudoZ, që do të ndihmojë në zvogëlimin e abuzimeve të tilla. Unë për vete mezi po pres që të dalë dhe vihet në zbatim ky rregull!

Deri atëherë, nuk ka asnjë rregull të shkruar për raste të tilla abuzimesh. Ky anëtar që po bën pyetje të tilla të vështira, pa dyshim që ka pranuar një punë ose një test që nuk i takon ta marrë, pasi nuk di shqip dhe madje nuk e ka shqipen si ndonjë prej gjuhëve të tij të interesit. Pra ai po mundohet të gjejë përkthim falas, në kurrizin tonë. Nga ana tjetër, nuk kemi rregull të shkruar që ta ndaloj...

Megjithatë, unë ia fshiva 3 pyetje të gjata, që në fakt ishin paragrafe të tëra. Në raste të tilla, rregulli ekziston (pyetjet që janë më të gjata se 10 fjalë hiqen!). Sa për kuriozitet, para disa minutash, pyeta dikë nëse e njihte apo jo këtë anëtar dhe përgjigja ishte se ky e ka bërë këtë gjë vazhdimisht (dmth, sipas atij personi që pyeta, ky anëtar shpesh bën pyetje të vështira që nuk janë në gjuhët e tij të punës apo interesit). Nisur nga kjo, e quaj plotësisht abuzim që ai të vazhdojë të bëjë pyetje të mëtejshme në gjuhën tonë, prandaj do t'ia fshij ato.
Gjithë të mirat,
Monika
Peer comment(s):

agree Eva T : Monika, jam shumë dakord me atë që pyetjet e mëtejshme të tij duhen hequr dhe që ne duhet t'i përgjigjemi vetëm termit të pyetur, jo gjithë paragrafit. Kështu u pritet rruga abuzuesve të tillë. Gjithë të mirat, Eva
1 hr
Faleminderit Eva. Nëse ai na dërgon pyetje përsëri, do ta kontaktoj personalisht, duke ia shprehur mendimin tim dhe të disa anëtarëve të tjerë këtu. Mgjt, shpresoj që të mos bëjë më pyetje të tilla të këtij lloji. Ditën e mirë, Monika. :)
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search